Lajme Shqip e Martë, 31 Korrik 2012 15:02

Bruksel – Mbi 25 milionë burra dhe gra të aftë për punë gjatë qershorit kanë qenë të papunë në suaza të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, prej të cilëve 17,8 milionë nga vendet e Eurozonës, kumtoi sot Eurostat.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas Eurostat-it, 10,4 për qind e banorëve të Unionit nuk kanë punë, që është për 127.00 persona më shumë krahasuar me majin e e këtij viti, prej të cilëve madje 123.000 janë nga vendet-anëtare të Eurozonës.

Krahasuar me qershorin e vitit 2011, numri i të papunëve në BE është rritur për 2,1 milionë persona, prej të cilëve pak mbi dy milionë janë nga vendet të cilat valutë të veten e kanë euron.

Në mesin e vendeve-anëtare të Unionit, shkallë më të ulët të papunësisë ka Austria (4,5 për qind), ndësrsa pas saj pasojnë Holanda (5,1 për qind) dhe Luksemburgu (5,4 për qind). Përqindje më të madhe kanë në Spanjë, madje (24,8 për qind) dhe në Greqi (22,5 për qind)

Krahasuar me të dhënat statistikore të vitit të kaluar, numri i të papunëve ka rënë në shtatë vende-anëtare të BE-së, është rritur në 19, ndërsa ka mbetur e njëjtë vetëm në Suedi.

Rënie më të madhe të përqindjes së personave të papunë është vërejtur në Estoni nga 13,6 në 10,9 për qind, në Letoni nga 17,1 në 15,3 për qind dhe në Lituani nga 15,4 në 13,7 për qind. rritje më të madhe të shkallës të papunëve për vetëm një vit është regjistruar në Greqi nga 16,2 për qind në qershor të vitit 2011 në 22,5 për qind muajin e kaluar, në Spanjë nga 21,2 në 24,8 për qind dhe në Qipro nga 7,6 në 10,5 për qind.

Në mesin e vendeve me shkallë të dyfishtë të pupunësisë janë edhe Portugalia (15,4 për qind), Irlanda (14,8 për qind), Sllovakia (13,8 për qind), Bullgaria (12,4 për qind), Hungaria (11 për qind), Italia (10,8 për qind) dhe Polonia (10 për qind). (LajmeShqip.com)