Lajme Shqip e Premte, 17 Gusht 2012 14:59

Tiranë – Burime të ERE-s thanë sot për Portalin LajmeShqip.com se ERE ka vendosur të licencojë shoqërinë “Ylliad” sh.p.k. në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike.

Së fundi edhe “Henz Energy” sh.p.k., u licencua në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për 30 vjet pas kualifikimit të impianteve prodhuese nga HEC-et “Darsi 1″, “Darsi 2″ dhe “Darsi 3″ si burime të rinovueshme energjie.

Kanë nisur edhe procedurat për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “SA-GLE Kompani” sh.p.k., për licencimin në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-i “Trebisht” dhe “Caushi Energy” sh.p.k, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga hec “Qafëzezë”.

ERE licencoi dhe shoqërinë “Energji Ashta” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 30-vjeçar si dhe në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike. (LajmeShqip.com)