Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 16:58

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin shtator 2015 prej 206,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 217,3 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin 10.6%, thotë kumtesa nga ASK.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2015 kishte vlerën 24,4 milionë euro, ndërsa importi 230,8 milionë Euro, është një rënie prej (-17.4%) për eksport, si dhe prej (-6.5%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (41.9%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (12.7%) produktet minerale; (9.8%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (9.5%) produktet bimore; (8.7%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (4.4%) tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (15.8%) të importit e përbëjnë produktet minerale; (13.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (12.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (6.6%) produktet e industrisë kimike; (6.4%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (5.3%) mjetet e transportit etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me (30.8%) për eksport dhe (41.6%) për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me (44.5%) për eksport dhe (31.2%) për import, në raport me shtatorin e vitit 2015.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.7%), Indi (14.4%),Shqipëri (13.2%), Maqedoni (10.8%), Belgjikë (10.1%) etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (16.6%), Gjermania (9.7%), Italia (9.0%), Turqia (8.8), Kina (8.2%), Maqedonia (5.8%), etj.