Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 15:00

Tiranë – Në 2 muajt e parë të vitit 2012, tregu i sigurimeve shënoi një ulje me 24.61 %. Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 362,165 mijë lekë dhe kap shifrën 1,109,308 mijë lekë. Numri i kontratave është ulur me 47,391.

Në të njëjtën kohë, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 934,920 mijë lekë dhe shënon një ulje në masën 26.35 % krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2011.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 131,408 duke shënuar një ulje në masën 23.93 % krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2011.    

Po ashtu, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 174,388 mijë lekë dhe shënon një ulje në masën 13.73 % krahasuar me janar- shkurtin e vitit 2011.    

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 11,177 duke shënuar një ulje në masën 35.16 % krahasuar me janar-shkurtin 2011.

Në 2 muajt e parë të vitit, gjithsej janë paguar 487,160 mijë lekë dëme ose 44.64 % më shumë se në janar-shkurtin 2011.

Numri i dëmeve të paguara është rritur me 1,113 dhe kap shifrën 3,586 nga të cilat 3,556 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 30 nga shoqëritë e Jetës .