Lajme Shqip e Mërkurë, 11 Janar 2012 09:45

Tiranë – CEZ Shpërndarje njofton se për shkak të një difekti të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sot pasdite do të ketë ndërprerje të alternuar të energjisë për zonat: Unaza e Re, Yzberisht, Kashar, Misto Mame, Kamëz, Vorë.

Gjithashtu, për shkak të mbingarkesës së nënstacionit Sharrë, Operator i Sistemit të Transmetimit i ka kërkuar CEZ Shpërndarje të kryej ndërprerje të alternuara të energjisë për Kombinatin, Yzberishtin, Vaqarrin, Mzezën dhe Ndroqin.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), për shkak të mbingarkesës së linjës 220 kv të OST-së gjithashtu ka kërkuar nga CEZ Shpërndarje të kryej ndërprerje të alternuara të energjisë për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës.

CEZ Shpërndarje thekson se ndërprerje e mësipërme janë të detyrueshme dhe të kërkuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).