Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 15:43

Tiranë – Vendet e Rajonit duhet të heqin dorë nga gara për uljen e taksave dhe të punojnë për të ngritur një treg të përbashkët.

Ridvan Bode, ministër i Financave, tha sot se ekonomitë e Ballkanit mund të përfitojnë më shumë duke shfrytëzuar kapacitetet e përmbashkëta, sesa duke konkurruar me njëra-tjetrën për investimet e huaja.

Ministri i Financave u shpreh se heqja e të gjitha barrierave artificiale dhe përmirësimi i infrastrukturës mund të sjellë avantazhe shumëpalëshe, veçanërisht për sektorë si industria e rëndë, turizmi apo energjitika.

Bode nënvizoi se koha e para krizës, kur ekonomitë kishin në dispozicion likuiditete të bollshme dhe të lira, ka pak gjasa të kthehet.

Vendet e rajonit duhet të përshtaten me kushtet e reja sfiduese, duke krijuar një treg unik, që do të rriste kapacitetet dhe do të mundësonte shfrytëzimin e ekonomive të shkallës, në një mjedis global shumë konkurrues.