Tiranë – Komuniteti i biznesit mbështet nismën e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për heqjen e çmimeve reciproke të referencës. Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla, shprehet se çmimet e referencave në dogana midis dy vendeve konsiderohen si barrierë, që sjellin favorizime të veçanta në zinxhirin e konkurrencës në treg.
Sipas Zhillës, edhe me Kosovën duhet të kemi një sportel të vetëm kontrolli, ashtu siç është me Malin e Zi.Vetëm për 5 mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave, shkëmbimet tregtare me Kosovën llogariten në 1.9 miliardë lekë eksporte dhe 1.2 miliardë lekë importe.