Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 18:27

Tiranë – Bizneset dhe institucionet shtetërore e private do të mund të dërgojnë dokumenta elektronikisht, në mënyrë të sigurt. Çdo biznes, që do të regjistrohet për të përfituar nga ky shërbim do të ketë kodin e vetë të sigurisë.

Shkëmbimi i dokumenteve mes institucioneve të vendit dhe të huaja bëhet në asistencën e plotë të postës italiane. Ky është një shërbim i ri që ka nisur në të gjithë Europën.

Në aktivitetin e organizuar nga Posta Shqiptare u shpërndanë dhe çertifikatat e para elektronike, mes të cilëve institucione si Credins Bank, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Radio Televizioni Shqiptar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare, etj.

Ky shërbim i Postës Shqiptare është ndër më të rinjtë edhe për vendet europiane, pak i njohur, por shumë i nevojshëm në fushën juridiko-financiare.