Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 15:39

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha vlerësoi i një hap pozitiv hapjen e garës për licencën e dytë 3G për operatorët e telefonisë mobile duke deklaruar se “3G është një lajm shumë i mirë për qytetarët dhe se me fillimin e funksionimit të licencës së dytë, do të ketë një garë më të hapur dhe konkurrencë më të drejtë dhe të ndershme, ndërsa do të ketë një ulje më të sigurtë të çmimeve dhe shërbimeve që ofron rrjeti 3G, që është aktualisht rruga më e mirë e përcjelljes së internetit dhe shërbimeve të tij”, deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme të qeverisë.

Për kryeministrin shqiptar “kjo do të ndikojë pozitivisht në çmime, shërbime dhe në shfrytëzimin e të gjitha potencialeve që ofron lundrimi në internet”.

“Marrëdhëniet me kompanitë celulare janë shumë të mira, por presim një qëndrim të ri ndaj mesazheve sepse tarifat janë ende për t’u ulur”, deklaroi Berisha.