Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 09:39

Beçiq – Në Beçiq sot do të mbahet samiti i guvernatorëve të bankave qendrore dhe i ministrave të financave nga rajoni i EJL-së.

Organizatori Ekonomist Media Grup, paralajmëroi se në samit do të marrin pjesë përfaqësues nga Mali i Zi, BeH, Maqedonia, Serbia, Republika Serbe, institucione dhe kompani ndërkombëtare.

Në samit do të diskutohet për rregullat e reja fiskale në kushte të krizës, ndikimin e integrimeve evropiane mbi politikën fiskale në rajon, reformat strukturore në sektorin publik, deficitin buxhetor dhe masat për zvogëlimin e konsumit publik, reformat e sistemeve tatimore, borxhin publik dhe bilancin e politikës fiskale dhe monetare.

Ata do të këmbejnë qëndrime për inflacionin, bursën devizore, pasojat nga kriza mbi sektorin bankar dhe riprogramimin e kredive për rritjen e shkallëve të interesit në eurozonë. Samiti është nën patronazhin e Ministrisë të Financave të Bankës Qendrore të Malit të Zi.