Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 19:29

Prishtinë – Komisioni Evropian kërkoi nga Kosova që në mënyrë serioze të sillet ndaj disiplinës fiskale dhe të pranojë masa për zvogëlimin e deficitit buxhetor, theksohet në kumtesën e Zyrës për lidhje të BE-së në Prishtinë.

Në kumtesë theksohet se KE-ja i shqyrton me shqetësim të madh rreziqet rreth buxhetit për vitin 2011 dhe financimin e deficitit.

Përfaqësuesit e Komisionit evropian i bënë thirrje autoriteteve kosovare që të ndërmarrin masa për përforcimin e situatës.

Paralajmërimi vjen një ditë pas vendimit të FMN-së që të ndalojë me kontrollin e situatës së financuar të Kosovës, pasi Qeveria kosovare e ka shkelur marrëveshjen për disiplinë fiskale me rritjen e pagave.

Vendimi i FMN-së mundet seriozisht të ndikojë në ekonominë në vend.

Sipas mediave lokale, kjo gjithashtu mund ta privojë Kosovën nga kredia me vlerë prej 100 milionë euro nga FMN-ja për këtë vit, si dhe nga 200 milionë euro shtesë nga donatorë, si Komisioni Evropian dhe Banka botërore.

Analistët paralajmëruan se vendimi i FMN-së mund të jetë një gabim i shtrenjtë për kryeministrin Hashim Thaçi.

Pa përkrahjen e FMN-së, institucionet tjera si Banka botërore dhe KE-ja, do të mund të ishin më të rezervuar në lidhje me ndarjen e mjeteve për vendin, të cilat megjithatë janë të domosdoshme për mbulimin e deficitit buxhetor.

Pyetja që vijon është nëse BE-ja do ta ndjek logjikën ekonomike dhe adekuate me këtë vendim të FMN-së ose do të jep prioritet të stabilitetit politik në vend.

“Përderisa BE-ja heq dorë nga angazhimi i saj, unë jam i bindur se vendi do të përballet me rënie ekonomike”, konsideron analisti Naim Gashi.