Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 09:22

Bruksel - Komisioni Evropian përgatitë rregulla të reja në sektorin bankar, për thyerjen dhe mosrespektimin e të cilave parashikohen gjoba prej mbi pesë milionë euro.

Qëllimi i kësaj mase është harmonizimi i rregullave me të gjitha vendet anëtare  të BE-së me regjimin e rreptë  për rregullimin e sektorit bankar që ekziston në Britaninë e Madhe.

Me rregullat janë paraparë gjoba të rrepta jo vetëm për bankat, por edhe për menaxhuesit e tyre nëse i fshehin informatat nga organet rregullatore apo i shkelin normat për kufizimin e vlerës  të pagesës kesh në formë të bonusit.

Rregullat u mundësojnë vendeve anëtare të zgjedhin nëse do t’i dënojnë bankierët me gjoba me vlerë prej pesë milion eurosh apo dhjetë për qind nga rroga e përgjithshme  dhe bonuse, varësish  nga ajo cila shumë do të jetë më e madhe.

Bankat megjithatë, sipas këtyre propozim-rregullave, mund të dënohen me gjoba me vlerë prej dhjetë për qind nga qarkullimi i përgjithshëm i tyre.