Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 15:52

Banka Ekonomike, në vazhdën e ofertave, shërbimeve atraktive dhe fleksibile për klientët e saj si dhe përcjelljes së avancimeve teknologjike, sot nënshkroi marrëveshjen me Z. Agron Mustafa Drejtorin Menaxhues të Vala për rimbushjen e telefonave mobil thjesht dhe lehtë vetëm përmes një SMS.

Ndër të tjera, Drejtoresha Ekzekutive e Bankës Ekonomike me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha: Duke pas parasysh përkushtimin e vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ofrimin e shërbimeve moderne dhe të avancuara në treg, ne sot po bëjmë edhe një hap drejt modernizimit të shërbimeve tona, dhe kështu së bashku me Z. Mustafa ne sot po nënshkruajmë një marrëveshje e cila është në interes të klientëve të Bankës dhe Valës, kjo marrëveshje ndër të tjera i mundëson klientëve tanë që përmes llogarisë në Bankën Ekonomike me vetëm një SMS të mund të rimbushin telefonat e tyre mobil, apo edhe të ju dërgojnë mbushje të tjerëve.

Ky shërbim kursen kohën dhe rrit fleksibilitetin tuaj.