Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 20:03

Tiranë – Banka e Detit të Zi për Zhvillim do të financojë të paktën 50 milionë euro në Shqipëri gjatë katër viteve të ardhshme. Presidenti i Bankës së Detit të Zi, Andrey Kondakov, tha sot se huatë e dhëna në Shqipëri janë mbi 60 milionë euro dhe në strategjinë e katër viteve të ardhshme kjo shumë pritet të dyfishohet.

Banka e Detit të Zi financon projekte me një vlerë prej të paktën tre milion eurosh, por zoti Kondakov thotë se në vëmendjen e bankës është edhe financimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, nëpërmjet bashkëpunimeve me ndërmjetës financiarë, siç është ai me Credins Bank.

Në tre vitet e fundit, Banka e Detit të Zi për Zhvillim e ka rritur aktivitetin e saj në Shqipëri me disa kredi në vlera të mëdha, si ato për Albtelecom, Kurum International apo spitalin Hygeia.