Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 18:59

Prishtinë – Banka Botërore ka miratuar kredinë me vlerë 20.15 milionë dollarë për sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak, në takimin e ditës së sotme informoi ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci, se Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Washington e ka miratuar kredinë e butë për projektin “Zhvillimi Bujqësor dhe Rural” në Kosovë.

Sipas burimeve zyrtare të ministrisë, ky projekt përbëhet prej tre komponentëve dhe ka për qëllim të kontribuojë në nxitjen e konkurrencës dhe në zhvillimin e nënsektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës, nëpërmjet zbatimit të masave të zgjedhura nga Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor.