Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:45

Athinë – Zëdhënësi i Qeverisë greke, Georgios Petalotis deklaroi se nuk është planifikuar referendum për miratim të programit buxhetor, në të cilën janë përfshirë masat e reja ekonomike dhe privatizimi i përshpejtuar për tejkalim të krizës debitore.

Petalotis me atë i mohon akuzat për zgjedhje të parakohshme dhe rikonstruim të kabinetit qeveritar.

Në mediat greke dje është kumtuar se kryeministri Jorgos Papandreu mendon për shpallje të referendumit për masat për rikuperim ekonomik nga të cilat varet kreditimi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Programi buxhetor afatmesëm për periudhën e viti 2012 – 2015 sot duhet të prezantohet para Këshillit ministror.