Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 19:21

Athinë – Agjencia ndërkombëtare për rejtingje kreditore “Mudis investor servis” sot e zvogëloi rejtingun e tetë bankave greke, pasi që paraprakisht këtë javë erdhi deri tek rënia edhe më e madhe plotësuese e rejtingut sovran të vendit në territorin investues.

“Mudis” të mërkurën e zvogëloi rejtingun sovran kreditor të Greqisë për tre shkallë përnjëherë, të CAA1 nga B1, përkujtuan agjencitë.

Agjencia ndërkombëtare sqaroi se gjasat e rritura për riprogramim të debisë sovrane greke janë shkak për uljen e sotme të rejtingut të bankave.

“Pas skenarit të pavolitshëm për riprogramim të debisë sovrane, bankat greke mund të jenë të goditura drejtpërdrejtë përmes zvogëlimit të vlerësimit të portfolisë së tyre tek subvencionet qeveritarë grekë, që në mënyrë të konsiderueshme do ta ulë vlerën e kapitalizmit të tyre”, botoi “Mudis”.

Rejtingu i është ulur “Bankës kombëtare të Greqisë”, “EFG Eurobankës”, “Alfa Bankës” dhe “Pireus Bankës” të B3 nga BA3.

Gjithashtu janë ulur rejtingu i “ATE Bankës” dhe “Atika Bankës” në B3 nga B1, si dhe i bankës “Emporiki” dhe “Geniki” të B1 nga BAA3.

Kumtohet se rejtingjet e të gjitha bankave kanë parashikim të gabuar, në përputhje me vlerësimin e gabuar të rejtingut sovran të Greqisë, me mundësi për ulje të mëtejshme.