Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 10:30

Athinë – Kriza debitore greke sot do të jetë temë e mbledhjes së jashtëzakonshme të Eurogrupit në Bruksel.

Ministrat e financave të vendeve të eurozonës planifikojnë të dalin me kumtesë të përbashkët në mbështetje të Greqisë, me ç’rast do të angazhohen të bëjnë gjithçka që nevojitet që të garantohet stabiliteti i euros, publikuan mediat greke.

Kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trishe, dje e përsëriti propozimin e tij që ristrukturimi i borxhit grek të jetë vullnetar dhe të mos shkaktojë ndërprerje të pagesave. Ai, gjithashtu, theksoi se nevojiten edhe reforma në menaxhimin e eurozonës.

Pritet që në takimin e rregullt më 20 qershor Eurogrupi të bisedojë për akordimin e transhesë së pestë nga ndihma për Greqinë, në vlerë prej 12 miliardë eurosh.