Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 08:31

Athinë – Greqia sot do të jetë tërësisht e bllokuar për shkak të grevës së përgjithshme 24-orëshe, e organizuar nga sindikatat në shenjë proteste për shkak të masave të reja drastike ekonomike të Qeverisë.

Aktivistët e lëvizjes qytetare “të pakënaqur”, gjithashtu, deklaruan se po i përforcojnë protestat e qeta dhe planifikojnë bllokimin e Parlamentit.

Për nesër në Athinë dhe në qytetet e tjera të vendit janë paralajmëruar protesta në organizim të dy sindikatave më të mëdha Konfederata e përgjithshme e punës (GSEE) dhe Federata e nëpunësve shtetëror (ADEDI), të cilët paralajmërojnë se greva do të zgjasë një muaj.

Në grevë do të marrin pjesë të punësuarit në transport, aeroporte, porte, media, banka, spitale shtetërore, fondi shtetëror i sigurimit pensional IKA, Elektroekonomia kombëtare DEI, telekomi OTE dhe ujësjellësi.

Për këtë vit me programin qeveritar parashikohen financime në vlerë prej 6,4 miliard euro, ndërsa deri në 2015 parashikohen 28, 3 miliard euro, të cilat duhet të sigurohen nga tatimet, pezullimi i vendeve të punës dhe ulja e pagave dhe shpenzimet.

Sindikatat protestojnë, gjithashtu, edhe kundër planeve të Qeverisë për shtijen e shpejt të pronës shtetërore me vlerë të përgjithshme prej 50 miliard euro, të cilat grekët duhet t’i sigurojnë deri në vitin 2015 me kërkesë të kreditorëve të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së, me qëllim që të kthehen borxhet.