Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 09:11

Athinë – Në Greqi, sot fillon greva e përgjithshme 48-orëshe, e organizuar nga dy sindikatat më të mëdh, Konferderata e bashkuar e punës (GSSE) dhe Sindikata e nëpunësve shtetërorë (ADEDI).

Gjatë grevës, e cila do ta paralizojë gjithë vendin, do të mbyllen bankat, spitalet do të punojnë me kapacitet të zvogëluar, ndërsa gazetarët do t’i bashkangjiten nga pesë orë në ditë, sot dhe nesër.

Shoferët e tramvajëve dhe autobusëve, gjithashtu, do ta mbështesin grevën, ndërsa punonjësit në metronë, në Athinë do të punojnë, me qëllim që t’u mundësojnë qytetarëve të vijnë në protestat e paralajmëruara në kryeqytet.

Aeroportet greke, sot dhe nesër do të jenë të mbyllura për disa orë, paralajmëruan aviotransportuesit grekë.

Përfaqësuesi zyrtar i sindikatës së aviotransportuesve grekë, Anguenos Sotiropulos deklaroi se aeroportet do të jenë të mbyllura katër orë në mëngjes dhe pastaj sërish në mbrëmje gjatë dy ditëve.