Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 09:28

Athinë – Kjo javë do të jetë vendimtare për ekonominë greke dhe për ekzistimin ekonomik për Greqinë, vlerësojnë në botimet e sotme gazetat greke.

Të mërkurën, Parlamenti grek do të duhet të prononcohet për programin qeveritar për restriksione plotësuese buxhetore, privatizime dhe kursim, ndërsa të enjten, në qoftë se kjo miratohet, deputetët do të duhet të votojnë edhe për ligjin për realizimin e tij.

Aktivistë të Frontit militant mbarëgrek (PAME), i cili është i afërt me Partinë Komuniste të Greqisë në opozitë (KKE), sot në mëngjes në Akropoli nxorën pëlhurë të madhe në të cilën shkruante: “Popujt e kanë pushtetin dhe asnjëherë nuk dorëzohen. Organizoni kundërsulm”. Sllogani, i shkruar në gjuhën greke dhe angleze, paraqet thirrje për protesta kundër programit ekonomik qeveritar.

Siq publikuan mediat greke, rreth 300 aktivistë të PAME-së herët në mëngjes kanë hyrë dhe e kanë bllokuar kompleksin arkeologjik, duke e theksuar slloganin dhe flamujt e sindikatës së tyre.

PAME, një manifestim të këtillë në Akropoli e organizoi edhe para një viti, kur u miratua plani i parë për rimëkëmbje ekonomike të Greqisë.

Për nesër dhe të të mërkurën sindikatat dhe disa parti opozitare paralajmëruan grevë 48-orëshe, i cili duhet të përputhet me votimin për pakon e masave qeveritare në Parlament, miratimi i të cilit është kusht për dhënie të ndihmës së re financiare për Greqinë nga BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Aktivistë të lëvizjes qytetare të “së pakënaqurve”, mbrëmë 33 ditë me radhë, mbajtën protestë kundër masave të propozuara qeveritare në sheshin athinas, Sintagma. Lëvizja paralajmëroi intensifikim të protestave të tyre gjatë grevës 48-orëshe, nesër dhe pasnesër.