Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:29

Athinë – Bashkimi Evropian shqyrton miratimin e kredisë së re të Greqisë me vlerë prej 65 miliardë eurosh në vitin 2012, shkruan gazeta “Adezmeftos tipos”.

Debia nuk do të jetë në suaza të pakos për shpëtim nga kreditë me vlerë prej 110 miliardë eurosh, të cilat Greqia i merr për tejkalimin e krizës debitore.

Kredia do të akordohet, por në këmbim të masave të rrepta. Për shkak të debisë Greqia do të nënshkruajë memorandum të ri me kreditorët nga BE-ja dhe nga FMN-ja, shtoi gazeta.

Gazeta “Impresia” shkruan se kredia e re do të vijë pas marrëveshjes së Qeverisë me “treshen” – KE, BQE dhe FMN, në lidhje me programin e propozuar të mesëm buxhetor për përmirësim të ekonomisë.

Pritet që programi i tillë të sjellë edhe masa më të rënda për kursim në vlerë prej 28 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2015. Vetëm këtë vit masat janë me vlerë prej 6,4 miliardë eurosh.