Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Një protagonistëve të shquar për aktivitete kriminale dhe antiligjigjore, në funksion të krimit të organizuar dhe mbajtjes së prezencës së Serbisë në Kosovën veriore, që figuron në dokumentin konfidencial të NATO-s, që portali LajmeShqip.com e publikon në vazhdimës, është anëtari i MUP-it të Serbisë, Vladan Antiq.

Si pjesëtar i policisë serbe në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai aktivitetin e përqëndron në zhvillimin e kontrabandës, kriminalitetit dhe të prostitucionit, në oazën veriore të Kosovës, ku nuk kishte ligj e as shtet, dhe ku Beogradi synonte ta mbajë ndikimin e tij përmes kriminelëve dhe bandave të organizuara.

Vladan Antiq posedonte një bar në rrugën Ivo Llolla Ribar, në veri të Mitrovicës, dhe aty, përveç aktiviteteve të tjera kriminale, kryente edhe porsitucion, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.

Krimineli ishte bashkëpunëtor i rregullt i strukturave politike të veriut të Kosovës dhe ruante raporte të rregullta bashkëpunimi me strukturat e MUP-it, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Aktivitetet e tij i koordinonte në këto dy segmente.

Survejuesit e NATO-s kanë parë shumë herë prezencë prostitutash vendore e ndërkombëtare në lokalin e tij, por edhe ushtrim prostitucioni, nga Vladan Antiq, në orët e vona të natës, në hapësirat e shkollës teknike në Mitrovicë.

Në dhjetor të vitit 1999, krimineli Vladan Antiq është parë të kryejë një sulm me bombë, nga një veturë “Fiat”, me ngjyrë blu, kundër pjesëtarëve të komunitetit shqiptar. Në bord të makinës së tij, veç Antiqit, kanë qenë edhe Zoran Çaviq, Radosllav Rankoviq dhe Nebojsha Mlikoviq.

Në mars të vitit 2000, krimineli Vladan Antiq kishte hedhur dy granata dhe kishte zbrazur disa karikatorë nga automatiku, në një lokal, ku kishte plagosur 17 persona shqiptarë, prej tyre 7 të lënduar më rëndë. Ai ishte i përfshirë edhe në shumë akte të tjera kriminale në veri të Mitrovicës, në funksion të spatrimit etnik të asaj pjese të vendit, nga shqiptarët dhe të gjithë joserbët tjerë.

Dokumenti konfidencial i NATO-s e ka evidentuar Vladan Antiqin si një kriminel tipik, me përvojë të të kultivuar edhe në kuadër të strukturave të MUP-it të Serbisë, që funksionoi në Kosovë edhe pas vitit 1999. Antiq ishte pjesë e pandarë e strukturave të krimit të organizuar në veri. (LajmeShqip.com)