Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – I njohur nga piceria “Time Out”, në Mitrovicë, si kamarier, Aleksander Popadiq figuron në dokumentin konfidencial të NATO-s si një prej mbi 400 kriminelëve të veriut të Kosovës, i përfshirë në shumë organizime destabilizuese, pas vitit 1999.

Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim profilin e tij, gjithnjë sipas përshkrimit në këtë dokument. Në kohën e vlimeve dhe trazirave të mëdha në veri të Mitrovicë, Popadiq ka bashkëpunuar ngushtë me Rojat e Urës dhe ka përcjellë urdhrat dhe sygjerimet e politikanëve më në zë të serbëve të veriut, që janë pjesë e po kësaj dosjeje.

Ai shquhet, si të gjithë personazhet e kësaj dosjeje, për vandalizëm, sjellje të vrazhda dhe tipike prej krimineli. I tillë, në disa raste përshkruhet të ketë qenë edhe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët i konsideronte si “pushtues”, në Kosovë. Në secilin incident, ai ishte pjesë e tij, te Ura e Ibrit.

Ai, pos që ishte pjesëmarrës në zhvillime destabilizuese, një pjesë të tyre edhe e organizonte dhe menaxhonte vetë, ka dokumentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial. NATO me kohë i kishte vërejtur sjelljet e tij dhe e kishte vënë nën vëzhgim.

Si edhe shumë organizime të nacionalizmit të shfrenuar serb, edhe në ngjarjet sportive shpërthente ky fenomen. Pas fitoreve të ekipit të Jugosllavisë, në kampionatin evropian të futbollit, në vitin 2000, krahas festimeve, Aleksandër Popadiq kishte nxitur edhe manifestime të dhunshme kundër forcave ndërkombëtare dhe kundër etnive joserbe në veri të Mitrovicës.

Nacinalshovenizmi i tij serb kishte shkuar deri atje, sa shumë herë, Aleksandër Popadiq i kishte ftuar bashkëkombasit e tij të futen në një luftë të re. Dokumenti konfidencial i NATO-s ka evidentuar edhe një organizimi tjetër konkret të Popadiqit kundër joserbëve dhe forcave ndërkombëtare në veri të Mitrovicës. Në korrik të vitit 2000, pas një bastisjeje të policisë, ndërkombëtare në kërkim të tij, në shtëpitë Dashiq, Ilinqiq dhe të Dragan e Aleksandër Popadiqit, ky i fundit kishte arritur të arratisej. Ndonëse të gjithë në veri e njihnin për implikimet e tij kriminale, megjithatë, qytetarë serbë te veriut të Mitrovicës, u hodhën demonstrata në mbështetje të tij, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

U përdorën gjithfarë mjetesh të forta dhe armë zjarri kundër pjesëtarëve francezë të KFOR-it, të cilët, shkruan në dokument, u detyruan të tërhiqen për të evituar gjakderdhjen. Një polic ndërkombëtar u sulmua dhe u plagos nga njerëzit e Aleksandër Popadiqit. Ky kishte organizuar shumë tubime, kundër forcave ndërkombëtare në veri të Mitrovicës. Tubimet kishin mbetur edhe më tutje esencae filozofisë së kundërshtimit serb kundër shqiptarëve dhe kundër pranisë ndërkombëtare në vend.

Trazirat dhe destabilizimi, sponsoroheshin vazhdimisht nga Serbia, e cila i kishte të mobilizuar njerëzit e saj, përmes rrejtit të MUP-it, anembanë veriut. Të tillët, si Aleksandër Popadiq, ishin ndër ata që komandoheshin nga MUP-i serb dhe nga politikanët serbë të veriut. Aleksandër Popadiq ishte një prej veglave të Serbisë në Kosovë, ndonëse me pikëpamje të dhunshme dhe me tipare kriminale. (LajmeShqip.com)