Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – I konvertuar nga feja myslimane në atë ortodokse (me përkatësi kombëtare boshnjake), Filip Sinxhiq është një tjetër protagonist i krimit të organizuar në veri, që figuron në dosjen konfidenciale të NATO-s.

Me nivel shumë të ulët intelektual, kurse përkah karakteri, person që jeton në margjina të shoqërisë, Sinxhiq përshkruhet si mjaft i rrezikshëm, dhe i përfshirë në shumë vepra kriminale në veri të Kosovës. Me vendbanim në Mitrovicë, ai u ka shërbyer në vazhdimësi të gjitha aktiviteteve në kuadër të zhvillimeve destabilizuese të pasluftës, në veri të Mitrovicës. Dosja e NATO-s e përshkruan atë si ndihmës dhe përcjellës të liderëve politikë serbë në tubime të ndryshme në veri të Kosovës.

Janë të njohura veprimtaritë e tij të kundërligjshme dhe në funksion të nacionalizmit serb, në janar e shkurt të vitit 2001. Gjatë festimeve të Krishtlindjes Ortodokse, ai iu ka prirë karvaneve të ekstazës nacionaliste serbe, shkruan në dokumentin e NATO-s.

Pikërisht për shkak të kësaj veprimtarie, Filip Sinxhiq, është survejuar në vazhdmësi nga forcat e KFOR-it dhe CIVPOL-i, një kohë të gjatë. Më 26 shkurt të vitit 2001 ai ka udhëhequr një manifestim të shoqëruar me dhunë e fustrime të serbëve të veriut, kundër prezencës së KFOR-it në Kosovë.

Një lidhje të mirë e ka pasur në vazhdimësi me të ashtuquajturin “ekstremisti i qetë” në këtë dosje të NATO-s, Vladimir Rakiqin.

Në mars të atij viti është përfshirë në një sulm të organizuar kundër CIVPOL-it danez dhe kanadez, duke e goditur për alivanosje, prapa në kokë, me shkop bejzbolli një oficer danez. KFOR-i e kishte arrestuar dhe dënuar me 30 ditë burgim, por pas ndërhyrjes së Vladimir Rakiqit dhe dhënies së kaucionit prej pesë mijë markash gjermane, ai ishte liruar, shkruan në dokumentin e NATO-s.

Lidhjet e tij me politikën e lartë të serbëve në veri të Kosovës dhe me njerëz të MUP-it të Serbisë që vepronin ilegalisht në atë pjesë të Kosovës, kanë qenë të vazhdueshme. Rrugaçi i paarsimuar kishte sëhrbyer besnikërisht në të gjitha trazirat dhe kombinimet destabilizuese në veri të Kosovës, me komandë dhe i dirigjuar nga liderët e atjeshëm serbë dhe përfaqësuesit e MUP-it të Serbisë, të cilët e mbanin nën sqetull përherë. (LajmeShqip.com)