Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Krimineli i kafeterisë “Dolçe Vita” Spasoje Memaroviq – ECHO i ka komanduar “Rojat e Urës”, famëkëqinjtë me “Motorola”. Ka hartuar planet për destabilizim dhe ka udhëhequr shumë incidente në veri. Synonte spastrimin e Mitrovicës nga shqiptarët. Mban lidhje të mira me Milan Ivanoviqin, Marko Jakshiqin etj.

Portali LajmeShqip.com sjell pjesën e tjetër të dokumentit voluminoz konfidencial të NATO-së.

Spasoje Memaroviq (1950), i lindur në Pejë, me profesion aktual është tregtar, ndërsa njihet si ushtarak i vjetër i Armatës Jugosllave. Në dokument përshkruhet si karakter i dhunshëm (violent) dhe një prej pjesëtarëve të bandave problematike të Mitrovicës Veriore, me “bazë” në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, aty ku u hartuan dhe nisën të gjitha trazirat në Mitrovicën Veriore, prej qershorit të vitit 1999.

Spasoje Memaroviq, me pseudonimin ECHO, ishte gjithashtu një prej fyrmëzuesve dhe udhëheqësve të famëkëqinjve “Rojat e Urës” së Ibrit, të njohur, për NATO-në, si problematikët me “Motorola”.

Ai ishte pjesë e armatës së rregullt jugosllave në luftën e Kosovës, dhe nuk u kursye nga krimet mbi shqiptarët. Këtë e ka thënë me krenari edhe në qershor të vitit 1999, shkruan në dokument.

Sipas dokumentit konfidencial, ai ka patur lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë me politikanë dhe liderë serbë në veri të Kosovës. Prapa tij, në vazhdimësi kanë qëndruar Milan Ivanoviq, Marko Jakshiq e të tjerë.

Shumë prej krimeve në veri, mbajnë autorësinë e tij. Në të gjitha ngjarjet problematike në veri të Mitrovicës, ECHO është prezentë, shpeshherë në gjendje të dehur, por përherë i armatosur dhe i gatshëm për të vrarë.

Argumentueshëm thuhet se ai është përdorur nga politikanët lokalë serbë si nxitës i dhunës në veri, sa herë që iu është dashur atyre. Sipas dokumentit, ai ka qenë personazhi kryesor në konfrontimin e 29 prillit të vitit 2000, në incidentin e njohur te Spitali i Mitrovicës.

Spasoje Memaroviq, i egri tipik i veriut, ka rekrutuar edhe shumë të rinj serbë në vepra vandale dhe nxitje trazirash, bën të ditur dokumenti konfidencial i NATO-s. Ndër ta, në radhë të parë, e ka rekrutuar djalin e tij 16-vjeçar, të njohur me nofkën “ECHO FOKS”. Bashkë me grupet e vandaliste dhe me paramilitarë të shumtë serbë, Spasoje Memaroviq – ECHO, ka organizuar shumë rrahje të shqiptarëve në veri, presion ndaj tyre për t’u shpërngulur dhe sulme të armatosura natën në shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve. Shumë incidente dhe krime të ndryshme janë ideuar nga strategu i “Dolçe Vitas”, Spasoje Memaroviq, në zonat me shqiptarë, veçanërisht te Tre Rrokaqiejt dhe në Kodrën e Minatorëve. Dokumenti konfidencial i NATO-së, saktëson se si më 21 qershor të vitit 2000, në mbrëmje, ai kishte sulmuar me armë zjarri familjen shqiptare Baruti. Plumbat e armëve të tij janë gjetur gjatë ekspertizës së sulmit në këtë familje.

Dokumenti konfidencial i NATO-s e lidh emrin e Spasoje Memaroviqit – ECHO-s edhe me shumë zhvillime brenda vetë strukturave politike të serbës në veri, për qërim hesapesh mes tyre.

ECHO ishte bosi i shumë të këqijave që e kishin bazën në kafeterinë famëkeqe “Dolçe Vita”, në veri të Mitrovicës. Ky lokal ishte bërë në fillim të viteve 2000 baza e kriminelëve serbë në veri. Aty gatuheshin politika, trazirat, biznesi i paligjshëm, kontrabanda dhe krimi i organziuar në veri të Mitrovicës, një kohë të gjatë. Aty ishte nyja koordinuese e Rojave të Urës, famëkëqinjve me Motorola, që një kohë të gjatë mbajtën pushtetin e xhunglës matanë urës së Ibrit, me një lidhje të ngushtë me politikanët lokalë të veriut, veçanërisht me kapo-bandën, Milan Ivanoviq, vegël e të cilit ishte edhe ish ushtaraku i armatës jugosllave, Spasoje Memaroviqi – ECHO, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-së, në dosjen për mbi 400 protagonistët destabilizues të veriut të Kosovës. (LajmeShqip.com)