Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 13:35

Prishtinë – Portali LajmeShqip.com sjell ekskluzivisht audioincizimin autentik, bashkë me transkriptin e plotë, i cili konfirmon shumë krime të kryera pas luftës në Kosovë, të cilat tashmë njihen si “Rasti Bllaca”.

Kjo CD duket se do të vërë në lëvizje edhe shumë gjëra të tjera, pasi shumë faktë të panjohura përmenden gjatë këtij inçizimi. Ekzistencën e kësaj CD-je, Nazim Bllaca e kishte përmendur që në daljen e tij të parë publike, e cila, siç ka thënë ai, është edhe CD-ja e fundit e dëshmive të tij, e cila është inçizuar pak para daljes së tij publike. Kjo CD, pati thënë ai, do të jetë dëshmia kryesore e njerëzve të Azem Sylës, ku i’u bë presion Bllacës të tërhiqej dhe “të mos merret me këto punë”.

Në këtë CD që është inçizuar nga Nazim Bllaca, të cilën portali e ka siguruar nga burime të saj në Prokurorinë e Kosovës, flasin Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Hysri Rama dhe Qazim Shabani. Kjo bisedë zgjat mbi dy orë (2 orë e 14 minuta), është inçizuar më 13 tetor të vitit 2009 në shtëpinë e Hysri Ramës në Sankofc, fshat ky në komunën e Drenasit, tregon sesi protagonistët e saj konfirmojnë krimet që kishin kryer vetë.

Në këtë CD, Shpresim Uka i cili punon si zyrtar i lartë në Postën e Kosovë i thotë Nazim Bllacës që ta harrojë EULEX-in, Azem Sylën e krimet e kryera. Si shpërblim ai i premton një milion euro. Aty Bllaca ankohet se pse i është mohuar kontributi kriminal dhe pse është paguar për vrasjen e tij. Burimet kanë thënë se inçizimi me telefon është bërë tri ditë pas incizimit që kishte bërë Adem Salihaj dhe Gani Geci të rrëfimit kriminal të Nazim Bllacës.

Portali sjell po ashtu edhe transkriptet e kësaj CD-je e cila është çelësi që ka çuar në kapjen e këtij rrjeti kriminal.

Portali gjithashtu ka publikuar ekskluzivisht dosjen “Bllaca” si dhe Videon ekskluzive të Fahrudin Gashit, tashmë i dënuar me 18 vjet burg, në të cilën ai kishte dëshmuar si Dëshmitar i Mbrojtur i Tribunalit të Hagës kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (LajmeShqip.com)

Në vijim kopjet autentike të transkriptit prej 128 faqe. Shqip dhe Anglisht.

================================
FAQE 47 – Për shkak të dëmtimit të faqes 47, në vijim është teksti i plotë dhe autentik i përmbajtjes.
================================

SHU. You have started to drown
NB jo kam fillu se n’Ribar arsimtart, hej i kam shku nshpi njerit se unë se kam vra ai e din prej kujna e kam marr urdhrin
NB yes, because you, in Ribar, hey the teachers hey. I have gone to the house of the man because i didn’t kill, he knows from whom he got the order, he knows from whom he got the order
QSH. Nejse de ajo, hajde tash tjetra
QSH. That’s all right, now the other one
SHU. Per kto sene un t’rehabilitoj ty
SHU. For those things I will rehabilitate you
NB po ai m’ka
NB yes he has
SHU. Mos u merzit per kit pune hiq
SHU. Don’t worry about this at all
QSH. Hajde tjetra tas
QSH. The next one now
SHU. Hiq ti mos u merzit per ket epune
SHU. Don’t worry about this thing
NB ai
NB that man
SHU. A e di ti qysh rehabilitohesh ti?
SHU. Do you know how you rehabilitate?
NB fol
NB say it
SHU. Po te kallxoj, m’ja nis jetes normale
SHU. I’ll tell you to start the normal lif
NB un ja kam nis
NB I have started
SHU. Jo s’ja ke nise
SHU. No you didn’t
NB jo po, jo, jo ja kam nis une