Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Një personazh tjetër, prej figurave që janë pjesë e destabilizimit të vazhdueshëm të veriut të Kosovës, i përmbledhur në dokumentin konfidencial të NATO-s, është 40-vjeçari Vladimir Rakiq, i njohur me pseudonimin “Gile”.

Portali LajmeShqip.com e sjellë në vijim profilin e tij, përfshirë të gjitha aktivitetet në dëm të paqes, rendit dhe të qetësisë në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Vladimir Rakiq – Gile, anëtar i Këshillit Nacional Serb, ishte drejtor rajonal i Ujësjellësit në Mitrovicë dhe udhëheqës i grupit të ashtuquajtur “Shën Dimitri”, me të cilin, thuhet në dokument, i udhëhiqte të ashtuquajturit disidentët serbë.

I lindur në Zubin-Potok, ai ka jetuar dhe vepruar në veri të Mitrovicës, në bashkëveprim me struktura të tjera destabilizuese të veriut. Me një besueshmëri të konsiderueshme në mesin e serbëve të veriut, “Gile” ka ruajtur gjithnjë të njëjtin kurs të politikës dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Milan Ivanoviqin, shkruan në dokument. Ky i fundit të gjitha aktivitetet e tij në veri, i kishte mbështetur fuqishëm te “Gile”.

Vladimir Rakiq ka ruajtur raporte të mira gjatë gjithë kohës edhe me liderin tjetër të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq, të cilin e ka konsideruar si politikan me ambicie të mëdha, por për të cilin ka thënë se gjithmonë është i gatshëm të bëjë kompromise me KFOR-in dhe UNMIK-un, nëse do t’i konvenonte për interest e veta.

Dokumenti i KFOR-it saktëson se Vladimir Rakiq më parë se forcat e KFOR-it dhe policinë e UNMIK-ut, në veri të Mitrovicës ai do ta preferonte policinë dhe ushtrinë serbe, dhe se ky edhe është angazhimi i tij i vazhdueshëm, duke ngritur tensione dhe destabilizuar veriun e Kosovës. “Gile” i është frikësuar përherë dominimit, siç ka thënë ai, të amerikanëve në KFOR dhe UNMIK.

Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan si vështirë të definueshëm konceptin dhe orientimin politik të Vladimir Rakqit, i cili ashtu si dhe të gjithë serbët tjerë në veri të Kosovës, kokën dhe mendimin e tij politik për Kosovën, e kishte të varur në Beograd.

Si pothuaj të gjithë përfaqësuesit serbë në veri, në takime me ndërkombëtarët ai gjithmonë ka shprehur urrejtjen për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke konsideruar për figurën e Agim Çekut se “ai është një kriminel lufte”.

Sipas dokumentit, janë të njohura qëndrimet e tij radikale kundër kthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, dhe situatën 57 për qind serbë në atë pjesë të Kosovës, e konsideronte në rregull.

Ndonëse kishte tone më të moderuara me ndërkombëtarët, Vladimir Rakiq, shkruan në dokument, luan me dy karta. Përveç gjuhës së ashpër publike dhe mbjelljes së urrejtjes nacionale, me rastin e sulmit ndaj autobusit të “Nish-Express”, në Merdare, ai nuk ka hezituar që t’i nxisë serbët e veriut kundër KFOR-it dhe UNMIK-ut, në vitin 2001, në angazhimet për ngritjen e gjykatës atje.

Në prill të vitit 2001 merr pjesë aktive në zhvillimet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe të UNMIK-ut, për vendosjen e pikave tatimore të UNMIK-ut në veri.

Në maj të vitit 2001 ai angazhohet për prezencën e Vojisllav Koshtunicës në veri të Mitrovicës dhe fton serbët e veriut në një front të përbashkët për të siguruar mbështetje morale, materiale dhe fizike në mbrojtje të, siç ka thënë ai, vendit të tyre. Ai kishte mbajtur qëndrim të fuqishëm kundër krijimit të zonës së mirëbesimit ne veri dhe iu kishte thënë ndërkombëtarëve se një gjë e tillë do të ishte rrezik për serbët, të cilët do të zhvendoseshin në Serbi.

Në dokumentin konfidencial të NATO-së thuhet se ndikimi i Rakiqit dhe respekti që kishte te të gjitha strukturat që vepronin kundër rendit dhe ligjit në veri, flet qartë për faktin se ai sa herë që donte i nxiste dhe i qetësonte ata.  (LajmeShqip.com)