Lajme Shqip Sunday, 03 April 2011 08:57

Mafia e Kosovës: Vatër e trafikimit njerëzor (III)

Akuzat për skllavëri seksuale arrijnë nivelet më të larta të Qeverisë së Kosovës

Matt McAllester dhe Jovo Martinovic 27 mars, 2011

PRISHTINË, Kosovë — Njeriu me xhaketë të zezë të lëkurës preferon të flasë rreth së kaluarës së tij në automjetin e siguruar dhe të parkuar në një pjesë të largët të pjesës rurale të Kosovës.

“Djemtë e mëdhenj nuk marrin pjesë në këtë biznes – ata e udhëheqin atë”, tha burri, i cili e dha emrin e tij si Luan, dhe pranoi që ai më parë jetonte nga trafikimi i grave dhe vajzave në Kosovë, kundër vullnetit të tyre, e të cilat detyroheshin të bëjnë marrëdhënie seksuale me klientë që paguajnë. “Sistemi është shumë i organizuar dhe nuk ka polici apo ndonjë gjë për ta ndaluar. Çdo gjë është korrupsion, që nga lart deri më poshtë. “Çdo ditë, një ndërmarrje që merret me trafikimin e grave lulëzon në këtë vend”.

(Ilustrimi nga by Antler/Photo nga Armend Nimani/AFP/Getty Images)

Si rrjedhojë e luftës së udhëhequr nga SHBA-të në Kosovë në vitin 1999, kjo demokraci e re, e lindur nga një përpjekje ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut, është bërë një qendër e tregtisë botërore të qenieve njerëzore, në bazë të hetuesve për të drejtat të njeriut, të cilët e monitorojnë trafikimin e qenieve njerëzore.
Kjo industri, e cila vepron në një nëntokë të mjegulluar, ku ish-anëtarë të policisë janë shndërruar në vrasës, konsiderohet nga ana e hetuesve ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, si aktivitet kriminal, gjithnjë e më shumë ne rritje.

Sipas një raporti të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), një femër e vetme e mbajtur për shfrytëzim seksual, arrin të ardhura mesatare prej $ 67.200 në vit në Evropën Perëndimore. Në një hetim tremujor, “GlobalPost” ka zbuluar pretendimet se nivelet më të larta të qeverisë nga SHBA që mbështesin qeverinë në Kosovë, janë të përfshirë në këtë trafikim të qenieve njerëzore.

Viktimat e tregtisë janë zakonisht vajza adoleshente, të cilat janë rekrutuar, joshur dhe shpesh janë detyruar për skllavëri seksuale. Në Kosovë ka prostitucion që i shërben bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-ve, forcave të NATO-s dhe të OKB-së, dhe punëtorëve ndihmës që veprojnë këtu. Por, më shpesh, hetuesit thonë se Kosova është një qendër e trafikimit për femrat që shiten për prostitucion në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, kryeqytetet e Evropës Perëndimore dhe gjetkë.  Shumë është shkruar për këto viktima, por më pak ka qenë e shkruar për njerëzit që kryejnë trafikimin.

Në rrjedhën e hetimeve të veta, “GlobalPost” ka arritur qasje në disa njerëz, duke përfshirë Luanin, të cilët thonë se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në tregti. Informacionet e hollësishme që ata dhanë, na ndihmuan të përpilojmë një përfytyrim impresiv rreth asaj se si tregtia punon këtu në Kosovë, dhe më gjerë. Dhe deklaratat e tyre të kombinuara me disa raporte të inteligjencës, zbulimet rreth hetimeve penale ne vazhdim rreth krimit të organizuar në Kosovë, tregojnë se si sindikata që merret me këtë trafikim, e bënë këtë me pjesëmarrje – dhe në disa raste të përfshirjes së drejtpërdrejtë – të liderëve politikë të niveleve shumë të larta të Kosovës.

Burimet në krye

Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre të NATO-s dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë publikisht për disa vite që zyrtarët e korruptuar brenda Qeverisë së Kosovës dhe policia, një kohë kanë marrë pjesë në tregtinë e paligjshme të grave dhe vajzave për seks.
“Korrupsioni i lidhur me trafikimin ka vazhduar të pengojë përpjekjet e qeverisë kundër trafikimit”, shkruan Departamenti i Shtetit në vitin 2010, në raportin për Trafikimin e Personave, duke cituar ekspertët në trafikim. “Viktimat e huaja të trafikimit shpesh arrijnë në Kosovë me dokumente valide dhe kontrata të punësimit, të vulosura nga zyrtarët e Kosovës, të cilët mund të jenë të vetëdijshëm se mbajtësit e dokumentit janë viktima të trafikimit.”

Por, thashethemet që diskutoheshin privatisht dhe që kanë qarkulluar për sa kohë në mesin e zyrtarëve amerikanë, diplomatëve perëndimorë dhe njerëzve të zakonshëm në Kosovë, janë shumë më keq: se korrupsioni shkon përtej nivelit të ulët të zyrtarëve, deri në nivelin më të lartë të politikanëve.

Asnjë zyrtar i lartë kosovar nuk ka qenë ndonjëherë i akuzuar në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në Kosovë. Reporterët e “GlobalPost”, gjatë një hetimi më të gjerë rreth pohimeve të kriminalitetit të gjerë nga ish-komandantët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe lidhjet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe vendet  tjera perëndimore, kanë intervistuar tre njerëz të përfshirë në trafikimin e seksit në Kosovë, dy shqiptarë nga Shqipëria dhe Luani, shqiptar nga Kosova. Të tre burrat insistonin se disa figura të larta politike, ish-komandantë të UÇK-së, në të vërtetë kanë qenë të përfshirë në trafikimin e grave dhe vajzave.

Për më tepër, “GlobalPost” ka marrë disa raporte të zbulimit nga ushtria e NATO-së dhe shërbimet e inteligjencës që, gjithashtu, pretendojnë se ish-komandantë të lartë të

UÇK-së kanë qenë të përfshirë në biznesin e seks-skllavërisë. Më tej, përkrahja e kërkesave, njerëz të ndryshëm të informuar mirë, duke përfshirë edhe një ish-zyrtar i NATO-s të zbulimit, i cili ka punuar në Kosovë dhe një diplomat perëndimor me përvojë në rajon, të gjithë thonë se ajo ka qenë në njohuri të zakonshme amerikane, NATO-s dhe qarqet e OKB-së për vitet që ish-komandantë guerilas – shumë prej tyre tani në pozita të pushtetit të madh në Kosovë – besohet se janë të lidhur me trafikimin seksual.

 

Më tej, ajo që përkrahte pretendimet, ishte se njerëz të ndryshëm të informuar mirë, duke përfshirë edhe një ish-zyrtar i zbulimit të NATO-s i cili ka punuar në Kosovë dhe një diplomat perëndimor me përvojë në rajon, të gjithë thonë se kjo ishte e njohur në qarqet Amerikane, të NATOS dhe UN–it se ish-komandantë guerilas – shumica prej tyre tani në pozita të larta të pushtetit në Kosovë – besohet se janë të lidhur me trafikimin seksual.

 

Luani tha se zyrtarët e partive të dy ish-komandantëve të UÇK-së, janë të lidhur ngusht në tregti. Palët janë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kreu i së cilës është e kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i së cilës është Ramush Haradinaj, një ish-kryeministër i cili është aktualisht në paraburgim në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, i cili përballet në gjyq me akuza për krime lufte.

“E gjitha, si dhe çdo biznes tjetër i paligjshëm, është i kontrolluar nga shteti, si në Kosovë, Shqipëri dhe në gjithë ish-Jugosllavinë”, tha një shqiptar, që e quajti veten Rexhep. “Askush nuk mund të punojë (kontrabandojë) me drogë, femra, cigare ose ndonjë gjë tjetër, pa bekimin nga lart. “Ju mund të përpiqeni, por do të gjendeni në një hendek diku pas shumë ditësh, tashmë gjysmë i ngrënë nga krimbat dhe qentë, gjë e cila ju ka ndodhur disave”.

Të tre trafikantë që i bënë akuzat kundër ish-komandantëve të UÇK-së janë kriminelë të vetëpërshkruar dhe tregimet e tyre nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ata insistuan në anonimitet, duke thënë se ata nuk duan të përballen me hakmarrje nga kriminelë të tjerë, ose të arrestohen nga zyrtarët që zbatojnë ligjin. Dy gazetarët e “GlobalPost” për shumë vite kanë intervistuar figura kriminelësh në Ballkan, dhe në çdo rast të mëparshëm, tregimet e kriminelëve janë mbajtur deri në shqyrtimin e hollësishëm.
Të tre trafikantë pranuan të intervistoheshin për shkak se ata kishin besim tek ndërmjetësit e intervistave dhe gazetarët të cilët kanë punuar në rajon për shumë vite. Trafikantët nuk e njohin njëri-tjetrin; gazetarët e “GlobalPost” i gjetën ata nëpërmjet kanaleve të veçanta.

Raportet e inteligjencës tregojnë në Thaçin

 

Një nga raportet e shërbimit të fshehtë të NATO-s të marra nga GlobalPost përmban një diagram që lidh Thaçin me dy burra të tjerë të cilët janë të lidhur me prostitucion. Raporti, si katër raportet e tjera të inteligjencës perëndimore , i shikuar nga “GlobalPost”, e lidh Thaçin dhe ish-komandantë tjerë të UÇK-së, për një varg të gjerë të krimeve të organizuara.
Një tjetër raport i zbulimit të NATO-s, i shkruar në nëntor të vitit 2000, pohon se një bashkëpunëtor i ngushtë i Thaçit është i përfshirë në trafikimin e seksit: “Prostitucioni: Ardhja e grave kryesisht nga Bullgaria, Republika Çeke dhe Sllovakia është nën kontroll të tërthortë [të familjeve të personave] dhe marrin profit.

Një raport i tretë i inteligjencës, e cila është e datës 10 mars 2004, dhe është e shënuar “SEKRET Rel SHBA KFOR-i dhe NATO-s” dhe u konfirmua nga një diplomat perëndimor, se është shikuar nga zyrtarët e qeverisë amerikane, përshkruan një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë tëThaçit – ish komandant i UÇK-së, Xhavit Halitin – që besohet të jetë “shumë i përfshirë në prostitucion”, në mesin e krimeve të tjera të pretenduara, duke përfshirë edhe vrasje.

Ne vetëm kontrollonim kalimet kryesore kufitare, ndërsa derivatet, ​​droga dhe gratë e trafikuara, vazhdonin të rrjedhin nëpër hyrjet zyrtare dhe ilegale”, tha ish-zyrtari i inteligjencës së NATO-s. “Neve na mungonin burimet dhe lejet nga autoritetet më të larta për të vepruar, pasi që prioriteti numër një ishte paqja dhe stabiliteti dhe ata nuk do të lejonin asgjë që të ndërpriste atë”.

Zyrtari shtoi: “Shumë gra të trafikuara hynin në Kosovë pa asnjë pengesë. Njerëzit prapa skllavërisë seksuale ishin të gjithë me qeverinë, TMK-në [Trupat Mbrojtëse të Kosovës], PDK-në dhe AAK-në.

Përkundër akuzave të gjata kundër Thaçit, për të cilën kanë ditur edhe zyrtarët amerikanë me vite të tëra (raportet e NATO-s dhe raportet e tjera të inteligjencës kanë qenë në qarkullim të gjerë në mesin e diplomatëve amerikanë dhe evropian për vite, dhe dy janë edhe në internet), Thaçi ka marrë përkrahje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara. Ai e vizitoi nënkryetarin Joseph Biden në Shtëpinë e Bardhë në korrik dhe ka pritur Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, në Kosovë.

“FedEx” i trafikimit të grave

Duke e përshkruar veten si “versioni ballkanik i DHL dhe FedEx” për gratë e trafikuara dhe mallrave ilegale, trafikanti i dytë shqiptar, i cili u prezantua si Gjon, tha se ai kishte punuar për dhe me grupet e krimit të organizuar të Kosovës, të kryesuar nga ish-komandantët e lartë të UÇK-së.

Gjatë luftës së vitit 1999, në të cilën UÇK-ja ishte bazuar në Shqipëri, shërbimi i zbulimit SHIK-u, ishte i përfshirë në trafikimin e seksit, tha Gjoni. “Grupet [e grave të trafikuara] arrinin në Durrës dhe Fushë Krujë [në Shqipëri], që ishin pothuajse ekskluzivisht për UÇK-së, të cilët ishin aty, gjatë dhe pas luftës,” tha Gjoni. “SHIK-u i shoqëronte. Pas një kohë disa prej tyre janë dërguar në Itali, ndërsa të tjerat [u dërguan] në Kosovë. Unë isha në ndeja ku ato duheshin të shërbenin gjatë gjithë kohës. “.

Rexhepi tha se ai ishte një ish-luftëtar krenar i UÇK-së dhe se tani është një biznesmen i suksesshëm me biznese të ligjshme dhe të paligjshme në Kosovë, dhe vende të tjera. Me gjithë krenarinë e tij që kishte luftuar me UÇK-në, gjatë luftës, ai pranoi se SHIK-u dhe ish-zyrtarët e UÇK-së, kanë qenë të përfshirë në tregtinë e trafikimit.

“A është UÇK-ja e përfshirë? Jeni duke u tallur me mua? Të gjithë janë të UÇK-së, apo ata të cilët kontribuan [në luftë] disi , “tha ai. “Të gjitha rrjedhat e mëdha të parave janë të kontrolluara drejtpërdrejt nga SHIK-u dhe pa bekimin e tyre më mirë mos filloni ndonjë gjë, nëse ja doni të mirën vetes dhe familjes suaj.”
“GlobalPost” ka bërë përpjekje të shumta për intervistë me ambasadorin Amerikan në Kosovë, Christoffer Dell, në lidhje me marrëdhëniet e SHBA me ish-figurat e larta të UÇK-së, dhe akuzat e kriminalitetit, por ai nuk pranoi kërkesat për intervista, ose t’iu përgjigjet pyetjeve me shkrim. Zyrtarë të Departamentit të Shtetit gjithashtu nuk pranuan të përgjigjen në pyetje, ose të intervistohen. Thaçi gjithashtu nuk pranoi kërkesat e përsëritura për një intervistë.

Të tre njerëzit e përfshirë në trafikim, i dhanë “GlobalPost”-it një vështrim të rrallë brenda anës kriminale të një tregtie që i shërbente burrat e Kosovës dhe trupat e NATO-s dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë në Kosovë në numër të madh që nga viti 1999. Të tre burrat thanë se trupat e NATO-s, zyrtarë të OKB-së dhe ndërkombëtarët tjerë që punuan në Kosovë, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të klientelës për gratë e trafikuara, diçka që ishte konfirmuar vazhdimisht nga organizatat e kundër-trafikimit.
Ish-administrata e OKB në Kosovë, UNMIK-u, botonte rregullisht “Lista Off-Limits” të bordeleve, hoteleve, bareve, klubeve dhe vendeve të tjera, ku stafi u urdhërua të “QËNDROJË JASHT” tyre. “Me frekuentimin e bareve, bordeleve, klubeve dhe klubeve të e natës, përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe me këtë organizatat e tyre përkrahin dhe mbështesin eksploatimin seksual dhe skllavërinë e gruas dhe kontribuojnë në fitimet e krimit të organizuar.”

Prostitucioni “është një biznes i aprovuar nga shteti me miratim të heshtur të të huajve dhe për kënaqësinë e tyre”, tha Rexhepi.
Në vitet e fundit, OKB, NATO-ja, EULEX-i dhe policia e Kosovës kanë përmirësuar përpjekjet e tyre kundër trafikimit, sipas ekspertëve të trafikimit dhe të Departamentit të Shtetit. Por, kërkesa nga të huajt dhe vendasit, mbetet e fortë, thonë tre trafikantët.

 

Taktikat e rekrutimit

Për ta përmbushur këtë kërkesë, tre burrat dhe kolegët e tyre në botën e krimit të organizuar shkonin përtej kufijve të Kosovës.
“Ne kryesisht sillnim vajza nga Moldavia, Ukraina dhe Rusia”, tha Luani, 30, i cili filloi karrierën e tij kriminale si një hajdut në Gjermani dhe Zvicër, para se ai të merrej me trafikim. “Por, ndonjëherë ne gjithashtu kishim vajza nga Serbia, Rumania, Republika Çeke”.
“Në çdo vend ka një njeri që është i specializuar në gjetjen dhe rekrutimin”, vazhdoi ai. “Vajzat kryesisht janë nga vendet rurale në kërkim të një pune jashtë vendit, apo kameriere, ose që punojnë në një lloj të administratës, por që paguhen dobët.
Ata do t’i dërgonin ato në kafene apo bare, do t’i joshnin ato ose do t’ju jepnin atyre ca drogë, hashish ose marihuanë dhe më vonë diçka më të rënd. Pas fitimit të besimit të tyre, ose pasi bëheshin dashnor, ose thjesht duke i bërë ata të varur nga droga,  ata do të ofronin atyre ‘punë të paguar mirë jashtë vendit “e poashtu edhe droga falas. Atëherë unë shkoja ti marr ato, zakonisht në Bullgari, ndonjëherë në Serbi, Rumani ose vende tjera.

“Për çdo vajzë paguaja 2.000 deri 3.000 €. Unë më së shumti merrja grupe nga tre vajza. Ato kalonin kufirin si çdo pasagjerë tjetër, dhe unë në mënyrë diskrete i shoqëroja ato, duke pretenduar se udhëtoj vetëm. Ndonjëherë ata dërgoheshin ta kalonin kufirin ilegalisht, nëse kishin probleme me dokumente, ose për shkak se ishin të mitura. Kjo ishte më e vështirë, sepse ato duheshin të ecin nëpër male. Unë zakonisht i prisja ato në anën tjetër. Ata nuk e kishin asnjë ide se çfarë do t’ju ndodhë pasi do të binin në duart tona”.

Posa të arrinin në Kosovë, do të fillonte ankthi për gratë dhe vajzat e huaja.

“Ne do t’i regjistronim për qëndrim të përkohshëm nga tre në gjashtë muaj “, tha Luani. “Kjo varej nga marrëveshja që bënim me autoritetet komunale, dhe në qoftë se vajzat ishin me të vërtetë të bukura  ato qëndronin gjashtë muaj. Klientët nuk kanë dëshirë të kenë marrëdhënie seksuale me gratë e njëjta shumë herë, kështu që ato rregullisht ndërroheshin. Kur i regjistronim ato për qëndrim të përkohshëm dhe ju konfiskonim pasaportat  dhe i dërgonim në vendet e tyre përkatëse. Shumica e tyre punojnë si kameriere, kërcimtare apo striptizete deri në mesnatë ose 2:00 Pas kësaj kohe ato duhet të bëjnë pjesën tjetër të punës, deshën ato apo jo. “

Kur u pyetën se çfarë ka ndodhur me gratë në qoftë se ato refuzonin të kanë marrëdhënie seksuale me klientë, Luan tha: “Nuk ka “jo”si përgjigje këtu. Ato e dinë se mosbindja është me të vërtetë e keqe për to,prandaj mosdëshira e tyre as që është çështje e diskutimit. Nuk ka asnjë shans që të refuzojnë. Ne zakonisht përpiqeshim të bëhemi të mirë ndaj tyre, dhe ju jepnim drogë, si heroinë, për t’i qetësuar ato, dhe t’i relaksonim. E, pra, ato që bëheshin të varura nuk mund t’u thonin “JO” “mysafirëve”, nëse e donin drogën e tyre”.

Luan tha se personi që i blinte vajzat dhe gratë shpesh i rrihte, apo i digjte me cigare të ndezur, si një formë ndëshkimi dhe kërcënimi. Rexhepi konfirmoi dhunën së cilës i nënshtroheshin disa nga gratë. “Vajzat janë trajtuar kryesisht mirë, por nganjëherë ato shkaktojnë probleme, ose duan të shkojnë në shtëpi para kohës së caktuar, prandaj ato duhej të disiplinoheshin”, tha ai.

Turpi dhe racionalizimi

Si banditë të përfshirë në skllavërinë moderne, Luani dhe Gjoni, megjithatë janë të vetëdijshëm për sfidat morale të tregtisë së tyre. Gjoni, i cili, gjithashtu, punon shpesh në Bullgari si edhe Luani, transporton vajza dhe gra në Kosovë, këmbëngulte se ai nuk robëronte me gra. “Unë asnjëherë nuk kam mbajtur një vajzë kundër vullnetit të saj”, tha ai. Ai pohoi se ka vepruar si mbrojtës të tyre. “Unë kujdesesha për vajzat që i dërgoja. Askush nuk lejohej t’ju bëjë ndonjë dëm apo t’i përdhunonte”.
Por, kuptimi i Gjonit rreth të drejtës dhe të gabuarës, mund të pezullohej nga nevoja e tij për fitim. “Ju duhet të kuptoni, kur unë e marr një paketë dhe e dërgoj atë, unë jam përgjegjës për dëmtimin ose humbjen”, tha ai. “Në qoftë se ajo e ndryshon mendjen e saj dhe dëshiron të kthehet, unë i them nuk ka problem, ja ku e ke pasaportën dhe je e lirë për të shkuar, por unë nuk e kam ndërmend të paguaj nga xhepi im humbjen. Në qoftë se ajo mund të paguajë rrugën e saj (apo familjarët e saj) nuk ka problem, ajo është e lirë për të shkuar. Përndryshe, ajo ka për të qëndruar dhe nënshtruar dhe pasaporta e saj mbetet me mua, deri sa një tjetër e merr atë. Nuk jam unë ai që merrem me skllavëri. Unë  vetëm i dërgoj ato”.

 

Gjoni mund të jetojë në rehatinë e justifikimeve të tij, por Luanit duket se vërtet i vie turp për atë që bëri.
“Kisha pasur dëshirë që të kem mundësi ta kthej shiritin e jetës sime prapa dhe ta fshijë atë pjesë nga e kaluara ime”, tha ai. “Unë shitja jetë për para. Kjo është më e keqe se shitja e drogës”.
Kur ai foli për ndjenjat e tij, ai e uli kokën dhe vështroi larg.

“Disa vajza merrnin një pjesë nga tarifa e paguar nga klientët, disa nuk merrnin asgjë”, tha ai. “E gjitha varej nga pronarët e tyre. Pasi që shërbenin në Kosovë, ato dërgoheshin diku tjetër, sepse klientët mërziteshin nga to dhe ata e donin mishin e ri… Disa prej tyre janë vetëm 16 vjeç”.
Pesë vjet më parë Luani u arrestua në Bullgari dhe u dënua për trafikim. “Burgu në Bullgari ishte brutal”, tha ai. Ai u lirua pas katër vitesh. “Vetëm njerëzit e prishur ndjehen pa keqardhje për atë që janë duke bërë”, tha ai. “Kjo është arsyeja përse unë nuk jam më në këtë biznes. Ndihem tmerrësisht, tmerrësisht keq për atë që kam bërë”.
Tani për tani, Luani është duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të bërë një jetesë në një vend në të cilin qytetarët i kanë të ardhurat më të ulëta vjetore – 2.500 $ – se çdo vend tjetër në Evropë.

“Kam fituar shumë para”, tha ai, “dhe kam shpenzuar shumicën e tyre, por unë do të gjej mënyra të tjera për të jetuar”.

Edhe Rexhepi, sikurse Luani, ka kaluar një kohë në burgjet bullgare, si dhe në Gjermani dhe Turqi, ku ai la të kuptohej se ishte përdhunuar nga të burgosurit tjerë. Dhe, edhe pse vazhdon të trafikojë vajza dhe gra në Kosovë, ai këmbëngulë se ai nuk i lëndon ato, kurrë nuk iu jep atyre drogë dhe i përçmon klientët që abuzojnë me gra. Ai mund t’i kuptojë ato. “Unë kam kaluar shumë keq në Bullgari dhe Turqi”, tha ai, “kështu që unë e di se çfarë do të thotë të jesh vetëm dhe i pafuqishëm.”

(Një pjesë e financimit të “GlobalPost” për raportimin e të drejtave të njeriut në tregimet si kjo është siguruar nga një fond i “Fondacioni Family Galloway”)

http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/shqip/Dokumente/kosovo_Haliti_Xhavit_1.9248789.pdf

Pages: 1 2 3