Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 17:18
Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 17:18

Prishtinë – Të dy raportet janë të ngjajshme. KFOR-i është shërbyer me informata nga Serbia apo Serbia është shërbyer nga KFOR-i, kjo ka pak rëndësi, sa është i rëndësishëm fakti se një raport pompoz i botuar këto ditë në një portal ndërkombëtar, “GlobalPost”, implikon thellë në krimin e organizuar politikanë me peshë të Kosovës.
Gjatë kësaj jave ky portal publikoi një raport të KFOR-t, të quajtur sekret, i cili synonte të zbardhë të vërtetën për gjithë dekadën e pasluftës në Kosovë, që prej vitit 1999.

Redaksia e portalit Lajmeshqip.com ka siguruar dokumentin të cilit i referohet “GlobalPost” dhe i cili, sipas atij portali, paraqet skemën e krimit të organizuar në Kosovë dhe, sipas të cilit, në krye kësaj piramide, të cilësuar politike-mafioze të Kosovës, qëndrojnë figurat më të rëndësishme politike dhe personalitete me peshë që vijnë nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Por, portali Lajmeshqip.com posedon edhe një dokument tjetër. Bëhet fajlë për një raport të Qeverisë së Serbisë, identik apo shumë të ngjajshëm me raportin e KFOR-it, të cilit i referohet portali “GlobalPost”.

Aty duket qartë se njëri është copy-paste i tjetrit dhe reciprokisht.

“Terrorizmi shqiptar dhe krimi i organizuar”, raport i shtatorit 2003, është identik me raportin e KFOR-it të publikuar në “GlobalPost”. Lajmeshqip.com i sjell, në origjinal, që të dy këto raporte.

http://www.lajmeshqip.com/wp-content/uploads/2011/shqip/Dokumente/AlbanianTerrorismandOraganizedCrime.pdf