Lajme Shqip Sunday, 24 March 2013 11:11

Shkup – Duke nisur nga ora shtatë e mëngjesit të së dielës, në Maqedoni kanë nisur të mbahen zgjedhjet vendore, në 80 njësitë administrative në të gjithë vendin, plus kryeqytetin Shkup.

Partitë shqiptare pritet të rikonfirmohen në qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë apo Gostivar.

Megjithatë, në këto zgjedhje, një vëmendje të veçantë tregohet ndaj Strugës dhe Kërçovës, ku shqiptarët kanë bashkuar votat në një kandidat të vetëm.

Në Kërçovë, është e madhe pritja për fitoren e parë të shqiptarëve, në gjashtë zgjedhjet vendore që janë zhvilluar që prej mëvetësimit të Maqedonisë nga Jugosllavia, në vitin 1992.

Rreth 1, 740, 000 qytetarë do të mund të votojnë në 2 976 vendvotim. Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në institucionet ndëshkuese-përmirësuese e kanë realizuar rreth 1 500 votues, si dhe disa qindra maqedonas me nevoja specifike shëndetësore e fizike.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 8 400  vëzhgues vendorë dhe 410 vëzhgues të huaj.(LajmeShqip.com)