Lajme Shqip Monday, 23 December 2013 15:07

Identifkohen anëtarët e një grupi kriminal shqiptar, ndërsa në pranga ka rënë Ilir Gjini, i cili mendohet të jetë edhe kreu i këtij rrjeti.

Policia greke ka shpërndarë fotografitë e 7 shqiptarëve sipas të cilëve kishin krijuar një grup kriminal që vepronte në Atikë dhe Argos dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Ata akuzohen se, kanë kryer një mori grabitjesh në këto zona, kanë pasur përplasje të armatosur me policinë, kanë bërë vjedhje të banesave dhe të makinave.
 
Pas hetimeve dhe zbardhjeve të disa ngjarjeve, Prokurori i Atikës ka vendosur që të bëjë publike emrat dhe fotot e të akuzuave.

Ata janë:
Ilir Gjini, 50 vjeç, nga Shqipëria
Hektor Qirjazi, 30 vjeç, nga Shqipëri
Lulëzim Elmazaj, 22 vjeç, nga Shqipëria
Agron Shakaj, 34 vjeç, nga Shqipëria
Arsen Selimaj 29 vjeç, nga Shqipëria
Ervis Arapaj, 29 vjeç, nga Shqipëria
Erion Peçi, 27 vjeç, nga Shqipëria

Në hetimin e bërë nga policia, të shtatë të pandehurit, së bashku me bashkëpunëtorët të tyre ende të paidentifikuar kishin ngritur në fillim të vitit 2012, një organizate kriminale me qëllimin e vetëm të plaçkitjeve të armatosura në dyqanet e bizhuterive, degët e bankëve, dyqaneve dhe madje edhe në furrat e bukës në rajone të ndryshme të Atikës./shqiptarja/