|
|
e Enjëte, 20 Shtator 2012 11:31 MOSKË- Një minierë diamantesh në Siberi, ekzistenca e së cilës është mbajtur e fshehtë për disa dekada, disponon rezerva të mëdha diamantesh të pranueshme për të shkaktuar një revolucion industrial në botë, konfirmojnë ekspertët.
Miniera e Popigait u zbulua në fillim të viteve 1970 në një zonë të pabanuar në pjesën lindore të Siberisë, rreth 400 kilometra nga lokaliteti i parë, Khantiga dhe 2 000 kilometra në veri të Krasnojarsk.
Lufta e Ftohtë detyroi që miniera të konsiderohej menjëherë si rezervë strategjike e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ekzistenca e saj u mbajt e fshehtë.
Instituti i Gjeologjisë dhe Mineraleve Sobolev në Novossibirsk (Siberi) publikoi këtë javë disa informacione të rralla përsa i përket kësaj miniere të vendosur në një krater me një diametër prej 100 kilometrash të formaur nga rënia e një asteroidi 35 milionë vjet më parë. (LajmeShqip.com)