Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 08:47

Zagreb – Kroacia, sot pasdite do t’i përfundojë katër kapitujt e fundit dhe në këtë mënyrë zyrtarisht do t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në BE, bëri të ditur televizioni kroat.

Kjo do të ndodh në konferencën ndërqeveritare për bashkim, e cila do të mbahet në nivel të ministrave disa orë para përfundimit të kryesimit hungarez me BE.

Delegacioni hungarez do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Eurointegrimeve, Gordan Jandrokoviq, ndërsa delegacioni i BE-së nga shefi i diplomacisë hungareze, Janosh Martoni.

Në takimin në Bruksel javën e kaluar liderët shtetërorë dhe qeveritarë nga BE-ja bënë thirrje për përfundimin e negociatave deri në fund të muajit për anëtarësimin e Kroacisë në Unio dhe kërkoi nga Këshilli i Evropës të merr të gjitha zgjidhjet e mundshme për përfundimin e kapitujve tjerë deri në fund të qershorit dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkim deri në fund të këtij vitit.

Procesi për miratimin e anëtarësimit të Kroacisë pritet të zgjatë rreth 18 muaj. Vendet anëtare duhet të miratojnë Marrëveshje për bashkim, pasi ai të nënshkruhet. Marrëveshja duhet të merr dritë të gjelbër edhe nga Parlamenti Evropian, si dhe nga qytetarët kroat, të cilët duhet të prononcohen në referendum.