Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 14:02

Sofje – Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Bullgaria përfshihet nga tensionet për shkak të një “Watergate” politik, një video në të cilën ish-kryeministri Boyko Borisov shfaqet duke ofenduar e akuzuar disa figura të rëndësishme të vendit.

Midis të tjerëve, Borisov shfaqet duke ofensuar prokurorë, gazetarë dhe politikanë të caktuar.

Video, e transmetuar nga një televizion kombëtar, u postua edhe në rrjetin e videove “Youtube”.

Përveç shprehjeve vulgare e ofendimeve, tronditëse në këtë video janë edhe disa fraza që nënkuptojnë afera të ndryshme korrupsioni.

Midis personazheve në qendër të zhargonit banal të ish-kryeministrit është Prokurori i Sofjes, Nikola Kokinov, ish-ministri i Bujqësisë, Miroslav Naydenov apo Prokurorja e Përgjithshme, Sotira Cacar.

Ish-kryeministri Borisov ka mohuar autenticitetin e regjistrimit.

Ai është kandidat për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 maj.

”Watergate” është një term i mbetur i famshëm që prej ngjarjes që solli në dorëheqjen e ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, në vitin 1975, pasi kështu quhej hoteli, në të cilin u zbuluan përgjues, nëpërmjet të cilëve Nixon monitoronte fushatën zgjedhore të rivalit të tij për president.(T.CH/LajmeShqip.com)