Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 10:00

Beograd-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje lokale në Republikën e Kosovës. Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, ajo ka thënë se serbët me shtetësi të Serbisë, kudo në botë, edhe në Kosovë, duhet të kenë mundësinë për të votuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga ana e Serbisë do të ishte veprim ilegal, i papërshtatshëm për tu realizuar në terren, dhe po ashtu i papranueshëm”, ka thënë ambasadorja Warlick për RTV të Novi Sadit, transmeton Telegrafi.

“Unë e përsëris se është e rëndësishme që të kuptohet se organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet të bëhet vetëm në pajtim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Pra nuk bëhet fjalë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në një shtet tjetër. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve lokale, mendoj se shtetasit e Serbisë kudo që ndodhen nëpër botë duhet të enë mundësinë të votojnë, dhe këtë duhet t’ua mundësojë bashkësia ndërkombëtare”.

Autoritetet në Kosovë janë shprehur kundër zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar se ato do të pengohen qoftë edhe me forcë.