Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 12:47

Beograd- Duke marrë pjesë në emisionin “Përshtypja e javës” në b92, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndër të tjera, duke iu përgjigjur pyetjes rreth emërimit të komandantit të policisë për katër komunat e pjesës veriore të Kosovës, ai tha se “nuk po gënjej, komandanti është emëruar” .

Brukesli kishte vërejtje për mospërmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë, ndër të cilat edhe mosemrimi i komandantit të policisë në pjesën veriore të Kosovës, por ai ka deklaruar se “nuk po gënjej, komandanti është zgjedhur nga pala serbe”, transmeton koha. 

“Brukesli e ka pranuar komandantin rajonal të policisë për pjesën veriore të Kosovës, që është emruar nga ana jonë, ndërkaq duhet ta propozojë edhe Prishtina”, ka deklaruar Vuçiq. Ai ka shtuar se nuk dëshiron t’ia përmend emrin, porse Brukseli e ka miratuar emërimin e tij. 

 “Brukseli e ka miratuar, ata kishin vërejtje për emrin tjetër, por ne kishim propozuar dy dhe ky është tregim i mbyllur”, tha Vuçiq. 

Sipas tij financimi i pjesës veriore të Kosovës është transparente dhe kjo mund të shihet në buxhetin e Serbisë. Ka mbetur të merremi vesh rreth Ligjit mbi amnistinë, që duhet të ndodhë brenda ditës së sotshme (të hënën), ndërsa është afër marrëveshja për telekomunikacionin, kurse nuk është afër vetëm marrëveshja për energjetikën. 

Vuçiq ka përsëritur se në këtë fushë problem paraqet liqeni i Gazivodës.