Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 19:05

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq tha se i biri i tij 15 vjeçar qan dhe thotë se do të vetëvritet për shkak të kërcënimeve që ka marrë na facebook.

“Nuk kam fjalë me të cilën do ta përshkruaja se si i biri im 15 vjeçar qan dhe thotë se do të vetëvritet për atë që ka pranuar përmes facebook-ut dhe nuk e di çfarë. Dhe për këtë unë jam fajtor? Për çka? Për atë që kam luftuar për serbët në Kosovë? Për atë që nuk kam lejuar të përfshihet pika 14 që ka paraparë ulësen në OKB? Për atë që nuk kam lejuar të ndryshojë pika 9 për komandantin rajonal? Për atë që jam shtrirë në dysheme duke mos dashur të pranojë të gjithë që kanë kërkuar? A është për këtë? Për atë që fëmijëve tanë u dërgojnë porosi të tilla”, tha Vuciq.

Ai tha se porosi të tilla askush nuk do tu dërgojë asnjë fëmije, dhe se “Serbia banditeske nuk do të fitojë Serbinë normale dhe të dinjitetshme”.(LajmeShip.com)