|
|
e Martë, 04 Shtator 2012 18:50 Kolumbi- Vritet Griselda Blanco, trafikantja më e madhe kolumbiane e drogës e njohur në botën e krimit si “Mbretëresha e Kokainës”. Policia e Kolumbisë ka konfirmuar se ajo është qëlluar nga dy persona teksa po dilte nga një dyqan mishin në Midellen nga persona të pa panjohur, të cilët udhëtonin me motocikletë.
69-vjecarja, Blanco ishte nje prej kolumbianeve të para që trafikoi kokainë me sasi të mëdha nga Kolumbia drejt SHBA-ve në vitet 1970-80. Ajo krijoi disa rrugë trafikimi që u morën nën kontroll nga karteli Medellin pasi Blanco u dënua me 20 vjet burg për trafik drogë.
E njohur si e pamëshirshme, Blanco dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e dhjetra rivalëve të saj për të dalë në krye të trafikut të drogës. Ajo u dënua nga një gjykatë amerikane në vitin 1985 dhe kaloi me shume se 20 vjet në burg perpara se të deportohej në Kolumbi në 2004-ën. Familjarët e saj thonë se që pas kthimit, Blanco i kishte shkëputur të gjitha lidhjet e saj me krimin e organizuar. (LajmeShqip.com)