Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 20:31

Vjenë – Kroacia pret që për disa ditë të marrë dritë të gjelbër për negociatat përfundimtare për anëtarësim në BE, deklaroi zëvendëskryeministri kroat Domagoj Ivan Millosheviq.

“Jam shumë i bindur. Të gjitha sinjalet janë shumë pozitive. Besoj se shumë shpejt, bëhet fjalë për ditë, se ne do të kemi datën përfundimtare”, theksoi Millosheviq në intervistën gjatë takimit të Forumit ekonomik botëror.

Ai shtoi se negociata e suksesshme mund ta çojnë Kroacinë në anëtarësimin në Unionin në vitin 2013.

“Kjo do të mundësojë përforcimin e ekonomisë me qasje deri te tregu më i madh i përbashkët në botë, do t’i nxitë kompanitë të jenë më të afta në konkurrencë dhe do t’i sjellë fondet strukturale të BE-së”, sqaroi zëvendëskryeministri kroat.