Lajme Shqip e Martë, 17 Korrik 2012 18:32

Milano – Në Tuiter është paraqitur një video e re për likuidimin e Moamer Gadafit, ndërsa në të një opozitar sirian bën thirrje se “dikush duhet t’ia dërgojë këto sekuenca Asadit”, shkruan gazeta “Koriere dela sera”.

Video xhirimi tregon detaje të panjohura deri më tani për likudimin e Gadafit. Në të shihet një kolonel i vdekur me plagë nga armë zjarri në kokë dhe bark. Trupi i është vendosur në pjesën e pasme të automjetit xhip, ndërsa rreth tij janë grumbulluar kryengritës libianë.

Ata gëzohen, luajnë me të vrarin, xhirojnë me telefonat e tyre, ndërsa disa prej tyre e afrojnë veshin pranë buzëve të tij, duke imituar se po dëgjojnë disa prej fjalëve të tij tipike, deri sa të tjerët e lëvizin kokën, duke dashur të aktrojnë shenjë miratimi.

Gazeta “Koriere dela sera” në sajtin e saj e publikoi videon dhe theksoi se përveç paralajmërimit për Asadin, kjo mund të hedhë edhe më shumë dritë mbi vrasjen e Gadafit.

Ka disa versione për këtë. Sipas njërit, koloneli është qëlluar prej një kryengritësi libian 18-vjeçar menjëherë pasi është kapur. Versioni i dytë është më i komplikuar. Koloneli është kapur nga kryengritësit dhe ata fillojnë ta rrahin e më pas e çojnë deri te automjeti. Pastaj dëgjohet një e shtënë, e cila, sipas kryengritësve e ka plagosur Gadafin. Më pas ata me të kanë udhëtuar drejt spitalit, kur ka pasuar një të shtënë me lojalistët, në të cilën koloneli është qëlluar për vdekje. Me poshte mund te ndiqni videon, ju kujtojme se imazhet permbajne skena dhune, te ndaluara per femijet nen 18 vjec. (LajmeShqip.com)