Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 15:26

Për shkak të rrethanave në të cilat po themelohet, ky “kuvend” do ta ketë karakterin e përkohshëm, është thënë në tubimin e sotëm të mbajtur në Mitrovicë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill.

“Kuvendi do t’i ketë aktet e përkohshme dhe do të vlejë deri në nxjerrjen e ligjit të posaçëm për autonominë esenciale të”, siç thuhet, “Krahinës autonome  të Kosovës dhe Metohisë”.

Po ashtu, ky “kuvend” do të ketë për detyrë që të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kanë quajtur të turpshme.

Ndryshe, në tubimin e sotëm, e gjithë marrëveshja e arritur në Bruksel, është “hedhur poshtë me aklamacion”.(REL/LajmeShip.com)