Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 09:23

Karakas – Nga të shtënat midis dy bandave, të cilat kontrollojnë dy blloqe në burgun “Rodeo 1″ në qytetin e Venezuelës Guarenas, humbën jetën 22 persona, midis të cilëve 21 të burgosur dhe një vizitor, kumtuan autoritetet në Karakas.

Mediat dhe anëtarët e familjeve të të burgosurve, megjithatë, pohojnë se numri i viktimave është më i madh, ndoshta madje edhe dyfish.

Organizata për të drejtat e njeriut pohojnë se “Rodeo 1″ është ndërtuar për 750 njerëz, por në të momentalisht gjenden 3. 600 të burgosur. Aktivistët për mbrojtje të të drejtave të njeriut theksojnë se të burgosurit të dielën shkëmbyen zjarr nëntë orë të tëra, ndërsa rojet e burgut nuk intervenuan në asnjë moment.