Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 09:18

Karakas - Presidenti i Venezuelës Hygo Çavez mohoi informatat se në territorin e shtetit po ndërtohet bazë e raketave iraniane. Në seancë të Qeverisë ai tregoi gjeneratorë me erë në gadishullin Paraguana. Për to gazeta gjermane Velt pohon se janë barriera iraniane të lansuara për mbrojtje nga sulm eventual.

“Ja këto janë raketat iraniane”, u tall Çavez para ministrave. Siç mund të bindeni, këto janë tre raketa – një e orientuar drejt Uashingtonit, tjera drejt Nju-Jorkut dhe e treta drejt Majamit. Satelitët zbulues të jenkëve janë dëmtuar, për shkak se këtu janë gjeneratorë me erë”, shpjegoi ai në seancën e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Ai theksoi se në gadishullin Paraguana po ndërtohet central eolite, i pari në shtet.

Në botimin e nesërm të Veltit pohohet se në këtë pjesë kompania iraniane Katam al-Anbia po ndërton kompleks me barriera të lansuara. Kjo kompani është në pronësi të Gardës revolucionare të Iranit. Gazeta i referohet burimeve zbuluese perëndimore sipas të cilave, kompleksi do të shërbejë për parandalim të sulmeve mbi Venezuelë, ndërsa në të do të ketë edhe qendër ushtarake komanduese dhe kontrolluese.