Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 09:30

Uashington, - Lorens S. Igëlberger, i vetmi oficer i karrierës të shërbimit të jashtëm të SHBA-ve që u ngrit në detyrën e Sekretarit të Shtetit, ka vdekur dje në moshën 80-vjeçare.

Igëllburger ka vdekur në Virxhinia pas një sëmundje të shkurtër.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, Igëllburger ka qenë i dërguar në disa misione të vështira diplomatike, duke punuar në problemet e Lindjes së Mesme, ribashkimin e Gjermanisë dhe shkatërrimin e Unionit Sovjetik.

Presidenti Barak Obama, e ka quajtur Igëllburgerin një burrshtetas që “i ka kushtuar jetën e tij sigurisë së popullit tonë dhe fuqizimit të lidhjeve tona me aleatët dhe partnerët tanë”.

Dy nga ish-shefat e tij, ish-Presidenti Xhorxh Bushi i vjetër dhe ish-sekretari i shtetit, Xhejms Bejker III, gjithashtu e kanë vlerësuar pozitivisht shërbimin e tij.