Lajme Shqip e Shtunë, 14 Korrik 2012 11:46

Irak – Gazetari egjiptian Adel al Gogary gjeti vdekjen nga një infarkt gjatë një debati televiziv në televizionin iraken al-Hadath.

Al Gogary ishte drejtori i revistës “Al-Anwar” dhe president i qendrës arabe të shtypit, në kohën që humbi jetën ishte duke mbrojtur regjimin e Bashar Al Assad në Siri, nga sulmet e një anëtari të opozitës siriane.

Krejt papritmas gjatë transmetimit ai u prek nga një goditje në zemër. E menjëhershme qe ndihma e dhënë ndaj tij dhe transferimi në spital, por më kot. Gogary kishte marrë shpesh pjesë në emisione televizive duke mbrojtur regjimin e Damaskut, me një vullnet të hekurt duke mbrojtur familjen Assad dhe rrethin e tij të ngushtë. (LajmeShqip.com)