Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 19:57

Lubjanë – Kryetari i Këshillit evropian, Herman van Rompuj, sot në Lubjanë theksoi se është i kënaqur nga përparimi i Kroacisë në negociatat me Bashkimin Evropian.

Negociatat parainkuadruese kroate dhe përfundimi i tyre janë një nga temat e takimit midis kryeministrit slloven, Borut Pahor dhe Van Rompuj, i cili udhëton në Lubjanë për t’i shprehur përkrahje Pahorit para referendumit për reformën e pensioneve, që do të mbahet ditën e diel.

Rompuj theksoi se është optimist dhe se negociatat midis Kroacisë dhe BE-së së shpejti do të përfundojnë. Ai e lavdëroi edhe Slloveninë për shkak se e ka konfirmuar Marrëveshjen arbitrare me Kroacinë dhe me këtë ka mundësuar vazhdim të negociatave midis Zagrebit dhe Brukselit.

“Sllovenia pret që Kroacia t’i realizojë kriteret për përfundimin e negociatave dhe të njëjtat duhet të përfundojnë në kohë sa më të shpejtë, në muajin qershor ose më së vonë në muajin korrik”, theksoi Pahor.