Lajme Shqip e Mërkurë, 21 Dhjetor 2011 11:20

Kajro – Ushtria egjiptiane sot shprehu keqardhje për shkak të sulmit mbi pjesëmarrësit në protestën në Kajro, pasi janë publikuar regjistrime të ushtarëve duke i rrahur gratë, ku në njërën prej tyre shfaqeshin edhe duke i shqyer rrobat njërës prej tyre.

Ushtria do të ndërmarrë aksion ligjor kundër përgjegjësve të këtyre shkeljeve, theksohet në kumtesën që është publikuar pas marshit protestues të grave.

Këshilli ushtarak i forcave të armatosura shpreh keqardhje të thellë drejt grave të mëdha të Egjiptit, që kanë ndodhur gjatë incidenteve të paradokohshme në protestat para parlamentit dhe ndërtesës së qeverisë, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë.

Ndërkohë, ushtria egjiptiane dhe policia kanë hapur përleshje të ashpra në Kajro, kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome mbi protestuesit, të cilët për të pestën ditë me radhë ndodheshin në sheshin qendror Tahrir, ku kërkonin largimin urgjent të regjimit ushtarak.

“Qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe ushtrisë hynë në sheshin Tahrir dhe filluan të gjuajnë, i kanë dëbuar protestuesit dhe kanë djegur gjithçka para vetes, duke përfshirë edhe rezerva të barërave dhe batanijeve”, deklaroi njëri prej dëshmitarëve okularë.

Para aksionit më të ri të forcave të sigurisë, protestuesit tentuan të rrëzojnë murin prej tullash, të cilin pati vendosur ushtria për të parandaluar afrimin e tyre deri tek ndërtesa e parlamentit.