Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 08:57

Miami – Qendra kombëtare për uraganë në Miami kumtoi se Beatris, që deri para ca kohësh ishte stuhi, arriti fuqinë e uraganit dhe e goditi bregun e Meksikos.

Autoritetet i mbyllën portet në vendpushimet e popullarizuara Akapulko dhe Manzanio, para se të arrijnë reshjet e rrëmbyeshme dhe erërat e fuqishme.

Sipas Qendrës në Miami, Beatris është një erë që lëviz me shpejtësi prej 121 kilometër orë.