|
|
e Enjëte, 05 Korrik 2012 15:42 Londër – Faqja e internetit Uikiliks e australianit Xhulijan Asanzh publikoi më shumë se 2,4 milionë posta elektronike të politikanëve dhe të përfaqësuesve të regjimit sirian nga muaji gusht i vitit 2006 deri në mars të vitit 2012.
Në këtë kohë Siria është duke kaluar një konflikt të dhunshëm në të cilin janë nga 6,000 deri në 15,000 njerëz në 18 muajt e fundit. Sara Harison, përfaqësuese e Uikiliksit, deklaroi se posta elektronike zbulon lidhjet e përbashkëta midis Qeverisë siriane dhe kompanive perëndimore.
Hidhet dritë në punët e brendshme të qeverisë siriane dhe ekonomisë, por ata zbulojnë se si kompanitë e Perëndimit dhe perëndimoret, thonë tjetër gjë dhe ndryshe bëjnë një gjë tjetër. “Uikiliks filloi t’i publikojë dosjet me postën elektronike për Sirinë”, theksoi Harison.
Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange tha se: “Materiali është i turpshëm për Sirinë, por është edhe më i turpshëm për kundërshtarët e Sirisë. Kjo na ndihmon jo vetëm për të kritikuar një grup apo një tjetër, por për të kuptuar interesat e tyre, veprimet dhe mendimet. Vetëm nëpërmjet këtij mirëkuptimi.. mund të shpresojmë që ky konflikt mund të zgjidhet”. (LajmeShqip.com)